

KUSH JEMI ?
20 Vite
Pranë Jush
Kompania Kond vjen me një eksperiencë 20 vjeçare në përpunimin e ujit dhe në shpërndarjen e tij në vendndodhjen e klientëve. Kond ka 2 fabrika bashkëkohore, në përmasa të mëdha dhe teknologji të re. Kemi investuar në teknologji dhe sistem automatik për të garantuar cilësinë e vazhdueshme të ujit.

Cilësi, siguri dhe përkushtim ndaj Klientëve Tanë
Misioni i kompanise Kond
Zgjidh ujin më të sigurt dhe më ekonomik (Vetëm 200 Lekë/bidon)

AMBALAZHI
Bidonat Uji Kond
Shpërndarja e ujit Kond është e fokusuar në nevojën e industrive të ndryshme për ujë te distiluar si dhe në shpërndarjen e bidonave 20L së bashku me pajisjet e ujit (ftohëse dhe ngrohëse njëkohësisht) në biznese dhe punishte të ndryshme.
Për familjet firma Kond ka menduar një zgjidhje shumë praktike: pompa që montohet në bidonin 20L dhe e nxjerr ujin në gotë lehtësisht, pa u munduar shumë.
Arsyeja pse firma Kond operon me bidona të formatit 20L është se ambalazhi (bidoni polikarbonat) ka cilësi të njëjta me qelqin për nga pastërtia dhe njëkohësisht është shumë elastik dhe rezistent ndaj dëmtimeve.
Gjithashtu çmimi i 20 Litrave ujë është shumë konkurues në tregun shqiptar dhe tmerrësisht shumë i lirë (vetëm 200 leke)
Fabrika Kond i ka dyert të hapura për çdo person që dëshiron të informohet mbi proceset e ndryshme të përpunimit dhe të ambalazhimit të ujit Kond dhe njëkohësisht mund të shijojë ambjentet e mrekullueshme dhe unike brenda fabrikës Kond të cilat janë aq të veçanta sa nuk do t’i shihni në asnjë vend tjetër.